Kush kapet duke kopjuar ose me celular përjashtohet 1 vit

Ministria e Arsimit ka nxjerrë urdhërin që penalizon administratorët dhe nxënësit nëse shkelen rregullat gjatë provimit të maturës.

Ndryshe nga një vit më parë, maturantët rrezikojnë të përjashtohen nga provimi dhe të mos kenë të drejtë ta përsërisin atë në vjeshtë nëse shkelin rregullat.

Nëse një maturant kapet me celular apo duke kopjuar, ai përjasstohet nga provimi, duke rrezikuar për një vit shkollën e lartë.

Po ashtu edhe nëse nje maturant bën komente për testin e provimit, apo ndryshon vendin e përcaktuar, ai rrezikon përjashtimin nga provimi.

Sipas urdhërit të Ministrisë së Arsimit, maturanti nuk mund të kërkojë rivlerësim të testit nëse ai nuk është dakord me pikët dhe notën e marrë.

Ndërsa të gjithë administratorët, që nxjerrin testin e Maturës Shtetërore gjatë procesit të administrimit, do të largohen nga puna. Në raste të tjera, për ata që do të cënojnë mbarëvajtjen e provimit, administratorët do të marrin paralajmërim për largim nga puna.

Tv Klan