Administrata Trump po përgatit një listë tjetër tarifash mbi mallrat kineze me vlerë 200 miliardë dollarë, duke rritur luftën tregtare mes SHBA dhe Kinës.

Në listë përfshihen më shumë se 6 mijë produkte, mes të cilave ushqime, minerale dhe mallra konsumi. Shtëpia e Bardhë thotë se tarifat janë një reagim ndaj praktikave të pandershme të Kinës. Kjo masë vjen pasi Shtetet e Bashkuara vendosën tarifat 25% për mallrat kineze me vlerë 34 miliardë dollarë të premten e kaluar.

SHBA kërkon që Kina t’u japë fund këtyre praktikave, që inkurajojnë transferimin e pronës intelektuale, dizajnit dhe ideve për produkte të reja tek kompanitë kineze, si edhe të kërkesave që kompanitë e huaja të ndajnë pronësinë me partnerë lokalë për të patur akses në tregun kinez.

Gjithashtu bursat aziatike pësuan një rënie të ndjeshme në mesin e tensioneve tregtare mes dy gjigantëve të ekonomisë.

Klan Plus