Mirlind Daku ishte protagonist në Rusi, por këtë herë jo me gola, siç jemi mësuar ta shohim shpesh. Fillimisht sulmuesi i Shqipërisë, asistoi te goli i vetëm i Rubin Kazan, në humbjen 3-1 ndaj Dinamo Zagreb, por e mbylli ndeshjen më herët se të tjerët.

Në minutën e 25-të, Daku dha një krosim të shkëlqyer në zonë, i cili u shfrytëzua nga Bezrukov, në atë që ishte goli i vetëm për Rubinin.

Megjithatë, në minutën e 89-të, shqiptari u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Fillimisht ai ishte ndëshkuar në pjesën e parë për faull, ndërsa në fund protesta i kushtoi shumë.

Arbitri ndaloi lojën për një faull të Dakut në afërsi të zonës. Sulmuesi nuk ishte dakord dhe reagoi në shenjë proteste, diçka që nuk u fal nga gjyqtari, i cili i tregoi Dakut kartonin e kuq.

Ky është kartoni i dytë i kuq për 27-vjeçarin në pesë ndeshjet e fundit, diçka që konfirmon se lojtari nuk është i qetë në këtë pjesë të sezonit.

/tvklan.al