Met Gala 2025 ishte hera e parë që Leonardo DiCaprio merrte pjesë në një event të tillë, që mbahet një herë të vit, të hënë e parë të muajit Maj. Edhe pse në tapetin blu eci vetëm, ylli i Titanic ishte në fakt i shoqëruar…
Megjithëse nuk eci krah për krahu me të para yjeve të Hollywood, Leonardo DiCaprio e kaloi gjithë kohën në event në shoqërinë e të dashurës së tij Vittoria Ceretti.






(Vittoria Ceretti në Met Gala 2025.)
Kjo ishte hera e parë që çifti shkonin në Met Gala. Në një mënyrë të fshehtë larg syve të njerëzve e kamerave, aktori 50-vjeçar arriti që të kalonte pak kohë në privatësi me të dashurën 26-vjeçare, por jo për shumë gjatë…

(Leonardo DiCaprio dhe Vittoria Ceretti, teksa përpiqeshin t’u fshiheshin kamerave.)
Nuk vonoi shumë dhe çifti u kap nga kamerat, teksa përpiqeshin që të fshiheshin. Leonardo DiCaprio dhe Vittoria Ceretti janë lidhur në vitin 2023, megjithatë vazhdojnë që ta mbajnë lidhjen e tyre sa më private të jetë e mundur duke mos dhënë shumë detaje./tvklan.al