Napoli dhe Interi luajnë sot ndeshjet e fundit të sezonit, ato që do të vendosin edhe skuadrën kampione për sezonin 2024-2025.

Kristjan Asllani tek Interi dhe Amir Rrahmani te Napoli, do të luajnë si titullarë në ndeshjet e tyre.

Napoli pret në shtëpi Cagliarin dhe në rast fitoreje, siguron vendin e parë, pa u interesuar për rezultatin e ndeshjes së Interit. Te Cagliari e nis si titullar edhe portieri i Shqipërisë, Alen Sherri.

Zikaltërit luajnë në transfertë ndaj Comos, por nuk e kanë titullin në dorë. Interi do të kërkojë fitoren, për të shpresuar në një barazim ose humbje të skuadrës së Contes.

Asllani dhe Rrahmani do të luajnë nga minuta e parë, por në fund vetëm njëri do të festojë.

Napoli mban vendin e parë me 79 pikë, ndërsa Interi renditet i dyti me 78 pikë. Në rast barazimi pikësh, titulli do të vendoset në një duel shtesë mes Napolit dhe Interit.


Formacionet zyrtare:

Napoli-Cagliari


Como-Inter


/tvklan.al