Kristjan Asllani e zëvendësoi më së miri Hakan Çalhanoglun në takimin kundër Salzburgut në transfertë në Ligën e Kampioneve. Interi mori tri pikë të rëndësishme dhe ka siguruar kualifikimin për në fazën pasardhëse, kur kanë ngelur edhe dy takime për t’u luajtur në grup.

Mesfushori kuqezi u fut në lojë në minutën e 61 dhe i dha kreativitet skuadrës me lojën e tij. Në përfundim të takimit, Asllani tregoi emocionet për këtë fitore.

“Këtë vit ndihem sikur jam përmirësuar në shumë gjëra! Kjo është falë djemve që po më ndihmojnë shumë të rritem. Jam i lumtur që luajta dhe fitova! Ishte shumë e ndërlikuar, ishte një ndeshje me rendësi. I mbyllëm të gjitha hapësirat. Ata janë një ekip i fortë që vrapojnë shumë. U treguam të zotë me përulësinë tonë që sollëm fitoren në shtëpi”.

Në përfundim të sfidës, edhe trajneri Simone Iznagi tha për lojtarin kuqezi se çdo ditë e më shumë po e bind me lojën e tij. Në pjesën e parë, zikaltrit u treguan të matur dhe studiuan kundërshtarin. Por pas zëvendësimeve të bëra nga Inzagi, ku përveç Asllanit u futën edhe Barela dhe Lautaro, erdhi fitorja.

Në të 85’, Barela fitoi penalltinë, që u kthye në gol nga argjentinasi. Interi ka 10 pikë në Grupin D, po aq sa edhe Real Sociedad, që fitoi në sfidën e radhës në shtëpi ndaj Benfikës 3-1.

Klan News