Futbollisti shqiptar në të njëjtin grup me Pedri të Barças

Kristjan Asllani është një nga futbollistët e rinj me perspektivë dhe po gjen hapësirë pak nga pak edhe tek Inter ku u transferua në verë. Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive e ka bërë pjesë të grupit të organizatorëve me tipare mbrojtëse më të talentuar të momentit në botë.

Me 2135 minuta aktivizim vitin e kaluar është i pesti në këtë klasifikim të veçantë. Në këtë përzgjedhje janë vlerësuar loja mbrojtëse, rikuperimi i topave, qarkullimi apo edhe goditja në portë.

Mes 10 futbollistë nën 21 vjeç më i miri konsiderohet Pedri i Barcelona. Për nga vlera Kristjan Asllani është i treti me kartonin e tij që kushton thuajse 15 milionë Euro.

Tv Klan