Kristjan Asllani mund ta nisë titullar sezonin me Interin

Lajme të mira për Kristjan Asllanin. Mesfushori i Kombëtares Shqiptare mund ta nisë si titullarë sezonin e ri me Interin. 20-vjeçari pritet të ketë minuta me zikaltërit pas dëmtimit të pësuar të Marcelo Brozovic. Kroati dyshohet që të jetë në fushë në duelet e muajit gusht për shkak të një problemi në kyçin e këmbës.

Klubi nuk do të rrezikojë me gjendjen fizike të 29-vjeçarit, duke i dhënë mundësi Asllanit për të qënë në fushën e blertë që në ndeshjen e parë ndaj Lecce.
Pikërisht, mesfushori kuqezi është blerë për të zëvendësuar Brozovic dhe për këtë arsyeje, shanset për lojtarin e kombëtares shqiptare rriten së tepërmi.

Asllani ka bërë përshtypje në duelet miqësore me Interin, çka duket se ka ngrohur jo pak Inzaghin, i cili besohet t’i premtojë minuta në fushën e lojës. Zbulimi i sezonit të shkuar te Empoli është aktivizuar në vazhdimësi me Interin në përballjet parasezonale, ku ka arritur edhe të gjej rrjetën dhe të asistojë për shokët e ekipit.

Klan News