“Dua nuse që të mos më rrahë”

, kjo ka qenë kërkesa e një të moshuari nga Tirana sot në emisionin “Aldo Morning Show”.

Asllani nga Tirana tha se është 80 vjeç dhe theksoi se nuk ka pretendime, i vetmi kusht i tij ishte që ajo me të cilën do njihej të mos e rrihte.

“Jam Asllani nga Tirana. A ka vend tek emisioni për ne pleqtë? Unë jam 80 vjeç. Ne na kanë harruar fare, dua një nuse, të jetë si të jetë, vetëm mos më rrahë. Pleqve të tjerë iu vjen turp të flasin”,

tha Asllani.

/tvklan.al