Kristjan Asllani pritet të luajë titullar në sfidën e kampionatit mes Interit dhe Parmës.

Sipas raportimeve nga mediat pranë klubit zikaltër, mesfushori pritet ta nisë nga fillimi takimin.

Shqiptari mungoi në sfidën e gjysmëfinales së Kupës ndaj Milanit, për shkak se ishte i pezulluar. Megjithatë, duke parë se në mesjavë do të luhet me Bayern Munich, Inzaghi ka vendosur të ruajë Calhanoglu.

Në vendin e turkut do të luajë Asllani, i cili kërkon të bindë trajnerin për më shumë minuta.

Ndryshim tjetër në formacion do të jetë edhe Nicola Zalewski, që pritet të luajë ndeshjen e parë si titullar me Interin. /tvklan.al