Asist si titullar në kampionat, mesfushori: Shpresoj të vijë edhe goli

Ndeshja e parë si titullar në kampionat ka rezultuar fantastike për Kristjan Asllanin. Shqiptari ishte edhe ai që ruajti ekuilibrat dhe dhuroi asistin tek goli i fitores së ziklatërve në fitoren 1-0 që këto të fundit morën në transfertën e vështirë të Firencës. Nga këndi, mesfushori gjeti në zonë Lautaro Martinez, i shndërruar në një makineri golash për Interin këtë sezon. 21-vjeçari gjeti kështu asistin e parë me fanellën zikaltër, ndërsa u vlerësua nga mediat me notën 6.5. i kënaqur për performancën u shfaq edhe vetë mesfushori.

“Shokët e skuadrës më ndihmojnë çdo ditë të rritem dhe të mësoj prej tyre shumë. Ishte një ndeshje e vështirë në Firence. Bëmë mirë dhe në fund rezultati na shpërbleu. Rezultati ka rëndësi sepse e meritonim fitoren. Ky pozicion është roli im. Jam i lumtur për asistimin e parë, tani le të shpresojmë që të vijë edhe goli i parë. Inzaghi gjithmonë më lë të qetë. Më lejoi të tregoja cilësitë e mia në një ndeshje të vështirë”.

Fjalë të mëdha për performancën e 21-vjeçarit mbërriten dhe nga trajneri, Simone Inzagi.

“Kristjan bëri një lojë të shkëlqyer. Kurrë nuk kam pasur dyshime dhe ai është 100% pjesë e grupit. Ai gjithmonë stërvitet mirë. Jam me fat që kam një lojtar të tillë. Jam i lumtur që ai dhuroi asistin dhe bëri mirë në këtë takim.”

Në krahun tjetër, Fiorentina shpërdoroi një mundësi të artë për të shënuar, me Somer që neutralizoi penalltinë në minutën e 77-të. Fitore që ngjit Interin në krye të renditjes me një pikë më shumë se Juventusi dhe në një 90 minutësh më shumë për të luajtur.

Klan News