Mesfushori i kombëtares dha pasimin e golit të parë në trimfin 4-0 ndaj Leçe

Interi fitoi thellë 4 me 0 në fushën e Leçes, duke konfirmuar sërish ecurinë e mirë në Seria A.

Kristjan Asllani luajti këtë ndeshje si titullar duke qenë një nga më të mirët në fushë. Mesfushori shqiptar ka dhënë edhe pasimin për golin e parë të shënuar nga Lautaro Martinez, në pjesën e parë të takimit.

Në të dytën zikaltrit shënuan edhe tre herë të tjera me Fratezin, Lautaro Martinez dhe De Vrij.

Me këtë fitore Interi shkon në kuotën e 66 pikëve duke ruajtur diferencën prej 9 pikësh nga Juventusi i vendit të dytë.

Klan News