Inter interesohet për mesfushorin e Empoli

Ka luajtur vetëm dy ndeshje me kombëtaren A të Shqipërisë, por e ka treguar veten një lojtar të rëndësishëm dhe mjaft premtues. Ka treguar se mund të japë shumë por, nga ana tjetër çfarë përfiton nga përfaqësuesja një futbollit 20-vjeçar?

Kristjan Asllani: Normale merr më shumë eksperiencë me  këto ndeshje se janë ndeshje shumë  të bukura, shumë me presion. Ne këto dy ndeshje  kemi për ti fituar, ne të gjitha mënyrat do e provojmë. Tifozët janë fantastik. Unë kam luajtur ndeshjen e fundit këtu me Gjeorgjinë dhe është shumë bukur.

Në prag të sfidave për Ligën e Kombeve, si mund të përballohet presioni kur kërkohen pikë, pse jo edhe fitore.

Kristjan Asllani: Jo për mua se ajo ana psikologjike dhe ana fizike, ne punojmë gjithë vitin dhe besoj se jemi të gjithë mirë, nuk ka problem për anën fizike.

Së fundmi është diskutuar se Kristjan Asllani ka tërhequr vëmendjen e Interit prej kohësh, por ti vetë çfarë mendon?

Kristjan Asllani: Jam i lumtur për këto zëra, por unë e di se jam një lojtar i Empolit, jam shumë shumë i kënaqur me Empolin kam 13 vite që luaj me atë skuadër dhe dua vetëm ti falenderojë që më kanë futur në serinë A, që kam luajtur që kur kam qenë 7 vjeç me  ata dhe nuk e kam mendjen te merakto, e kam mendjen te këto dy ndeshjet me Shqipërinë. Dua të bëjë mirë këto dy ndeshje dhe pastaj të shohim.

Me 23 ndeshje në Serie A këtë sezon, Kristjan Asllani ka shfaqur se në fushë ka karakter, ide por edhe lexim dhe interpretim loje.

Tv Klan