“Asnjë ditë në politike nuk jetove si militant”, lamtumira e Blendi Fevziut për Finon



“Asnjë ditë në politike nuk jetove si militant”, lamtumira e Blendi Fevziut për Finon

15:13 29/03/2021

Shumë herë e pati të ftuar në studion e tij televizive, për të folur për disa prej ngjarjeve më të rëndësishme të jetës politike në vend. Dhe Blendi Fevziu zgjodhi që ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos ta bënte nëpërmjet disa rreshtave në rrjetet sociale, ku shpreh vlerësimin e tij dhe dhimbjen për ndarjen para kohe nga jeta.

“Lamtumirë Bashkim Fino. Asnjë ditë në politike nuk jetove si militant; atëherë kur vendi kishte nevojë për ty dite të ishe më i ekuilibruar se të gjithë ne. Vetëm se u largove më herët se sa duhej… (Foto e Korrikut 1998 në TVSH)”, shkruajti gazetari dhe drejtuesi i “Opinion”, në një postim në rrjetet sociale.

Ish-kryeministri dhe deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino, u shua në moshën 59-vjeçare mëngjesin e kësaj të hëne. Ai ishte i infektuar me Covid-19 dhe humbi jetën për shkak të komplikacioneve nga virusi./tvklan.al







Të ngjashme