Milani dhe Lazio barazuan 1-1, në sfidën e javës së 13-të në Seria A. Në fakt barazimin e mori skuadra vendase pasi kuqezinjtë shënuan golin e avantazhit në minutën e 79 me Kessie.

Goditja e tij në hyrje të zonës u devijua duke u bërë e pamundur që të pritej nga portieri Strakosha. Lazio kërkoi me ngulm të gjente barazimin por u ndal edhe nga portieri i Milanit Donnarumma.

Skuadra vendase insistoi dhe gjeti barazimin në minutën 94 me Correa. Në takimin ku u akorduan 8 minuta shtesë rezultati mbeti barazim. Lacio ruan kështu vendin e katërt, me 23 pikë, ndërsa Milani një vend më poshtë, me 1 pikë më pak.

Më herët Napoli nuk mundi të shkonte më shumë se një barazim pa gola me Chievon, ndërsa Empoli mundi Atalantën 3-2.

Tv Klan