Asnjë fitues nuk regjistrohet në degën e Farmacisë – TV KLAN

Asnjë fitues nuk regjistrohet në degën e Farmacisë

Faza e parë, mbetën afro 19 mijë vende bosh

Universitetet në të gjithë vendin kanë mbyllur regjistrimet e fituesve të fazës së parë.

Farmacia rezulton të jetë e vetmja degë që nuk ka ende asnjë student zyrtar. Të gjitha kuotat e kësaj dege kanë mbetur bosh, pasi maturantët fitues nuk kanë vendosur të ndjekin studimet në këtë fushë.

Nga të dhënat paraprake të universiteteve mësohet se, degët e Mjekësisë, si Stomatologjia dhe Fizioterapia kanë regjistruar nga dy kanditatë fitues.

Ndryshe paraqitet situata për Mjekësinë, ku nga 246 kuota janë plotësuar 134. Kjo situatë fazorizon maturantët që do të aplikojnë për raundin e dytë.

Kuota bosh do të mbeten edhe në Juridik, ku janë regjistruar vetëm 393 studentë nga 660 vende në dispozicion. Gjeografia rezulton dega më e preferuar, në bazë të regjistrimeve në fakultetin Histori – Filologji.

Po ashtu edhe në Fakultetin Ekonomik, numri i maturantëve që kanë vendosur të ndjekin studimet është 250 nga 1178 kuota që disponon ku fakultet, për të gjitha degët.

Nga të dhënat paraprake mësohet se në shkallë vendi janë regjistruar vetëm 6 mijë maturantë, nga 24915 kuota që kanë universitetet publike. Faza e dytë e aplikimeve për vendet bosh do të çelet në datën 23 Shtator.

Tv Klan

Kategori
Lajmet KryesoreSocialeTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione