Ende asnjë gjurmë nga dy adoleshnetet e zhdukur që prej pasdites së të premtes në fshatin qatrom të korcës. Dy kushërinjtë  17 vjecarë Berti dhe Rei Tahillari , dyshohet se janë mbytur në rezervuar, ku kishin shkuar për të peshkuar. Ka qenë një bashkëmoshtar i tyre i cili ka pikasur rrobat e të rinjve buzë rezervuarit, por nuk ka parë asnjërin prej tyre. Pas disa ore kërkimesh familjaret i janë drejtuar policisë.

Policia e korcës ka nisur hetimet për ngjarjen. Gjithashtu janë njoftuar forcat RENEA dhe polumbarët të cilët pritet të bëjnë kërkime në brendësi të rezervuarit, thellësia e të cilit arrin deri ne 5 meter.

Familjarët e adoleshentëve kanë kërkuar të futen vete në rezervuar por nuk janë lejuar nga unifromat blu, pasi konsiderohet e rezikshme.

“Gropa e Danielit” sic e quajne banorët e fshatit rezervuarin, është hapur prej tre katër vitesh nga një firmë ndërtimi dhe vitin e fundit banorët e kishin kthyer në një vend peshkimi.

Tv Klan