Asnjë gjurmë nga biznesmeni turk

Asnjë gjurmë nga biznesmeni turk

16:02 09/09/2019

Ishte nisur me jaht nga Mali i Zi drejt Italisë

Jahti i 31-vjeçarit Sevgin Yavuz u gjet mbrëmjen e 6 Shtatorit nga një peshkarexhë, rreth 12 milje larg portit të Shëngjinit. Pas kësaj, autoritetet shqiptare kanë nisur menjëherë kontaktet me homologët turq dhe ato malazezë, ku kanë kërkuar të dhëna mbi lëvizjet e jahtit, por edhe mbi aktivitetin e biznesmenit në shtetin turk.

Në sajë të verifikimeve ka rezultuar se i riu është nisur nga Porti i Tivatit në Mal të Zi në datën 2 Shtator dhe pas katër ditësh mjeti u gjet i braktisur në ujërat shqiptare. Mësohet se biznesmeni ka qenë i vetëm në jahtin e tij dhe destinacion ka patur brigjet italiane.

Autoritetet shqiptare nuk kanë ende një pistë konkrete se çfarë ka ndodhur me Sevgin Yavuz. Ka dyshime që mund të kemi të bëjmë më një aksident ku biznesmeni mund të ketë hyrë në det për t’u larë dhe mjeti lundrues të jetë larguar prej tij.

Nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë rënë në det teksa peshkonte, pasi në bordin e jahtit janë gjetur disa pajisje peshkimi. Mësohet se pas kontrollit nuk janë verifikuar shenja dhune që mund të ngrenë dyshime për një vrasje të mundshme.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT