Erdogan nuk i trembet sanksioneve

Paralajmërimeve për sanksione nga Brukseli, Turqia iu përgjigjet me vazhdim të aksioneve të saj. Presidenti Erdogan deklaroi se pavarësisht kërcënimeve, nga Ankaraja nuk do të ketë as hap pas.

“Ata që bëjnë llogari të na kërcënojnë ta dinë që nuk do të kenë sukses në këtë lojë. Çdo vend nga ku ndihemi të rrezikuar, për ne është fushë betejë. Tani jemi një vend që mund të marrim vendin që na takon në fushë dhe në tavolinë. Patjetër që do të paguajmë për këtë. Po përpiqen të na kthejnë nga kjo rrugë përmes terrorizmit, përmes sanksioneve apo sulmeve politike. Me bekimin e Zotit dhe me ndihmën e popullit nuk do të kthehemi nga kjo rrugë”.

Erdogan foli sërish për procesin e ristrukturimit të botës.

“Duan që ta përjashtojnë Turqinë nga ristrukturimi i ri i botës. Nëse shikoni me kujdes të gjitha krizat janë përreth territorit tonë. Të gjitha krizat nga Mesdheu, Siria dhe Kaukazi kanë si qëllim vetëm që të izolojnë Turqinë. Ne e kemi parë me kohë këtë lojë. Ndaj kemi nisur hapat për ta prishur këtë lojë të ndërkombëtarëve dhe të realizojmë qëllimet tona. Nuk kanë treguar vëmendje ndaj atyre që kemi thënë. I kanë mbyllur sytë dhe nuk kanë marrë parasysh fuqinë tonë. Por tani janë të detyruar të heqin dorë nga sjellja e vjetër. Deri më sot kemi bërë gjithçka që kemi thënë. Kemi qëndruar pas çdo fjale të dhënë. Në këto kushte gjithë aktorët ndërkombëtarë janë të detyruar të na llogarisin në çështjet rajonale pasi kanë përballë qëndrimin tonë të pandryshueshëm”.

Klan Plus