Kur kanë mbetur më pak se dy orë nga nisja e protestës kombëtare të 8 Qershorit, lideri i opozitës, Luzlim Basha tha se përballja dhe bashkimi kundër padrejtësisë është e vetmja shpresë për shumicën e shqiptarëve që duan një vend normal.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen në protestës e ditës së sotme për t’i treguar kryeministrit Edi Rama se populli ia ka hequr vizën.

“Protesta, përballja, bashkimi kundër padrejtësisë është e vetmja shpresë për shumicën e shqiptarëve që duan një vend normal, ku qeveria të punojë për ta e jo për krimin. Sonte në ora 19.00 të bashkohemi si asnjëherë me njëri-tjetrin në protestën kombëtare, për t’i treguar kryeministrit ilegjitim të avdylajve, se populli ia ka hequr vizën. Asnjë hap pas!”/tvklan.al