Më pak se 200 persona janë aktivë në të gjithë vendin

Covid-19 nuk shënoi asnjë viktimë në Shqipëri as këtë të enjte. E për fat të mirë edhe numri i infektimeve të reja mbetet tepër i ulët, i lokalizuar në 5 bashki të vendit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët u fundit u konfirmuan vetëm 11 raste pozitive nga 2648 testime të kryera. 5 raste në Tiranë, 3 në Elbasan dhe nga 1 rast në Malësi të Madhe, Bulqizë dhe Kolonjë.

Në të gjithë vendin janë më pak se 200 persona aktivë me Covid, ndërsa trajtim të specializuar në spital po marrin vetëm 20 prej tyre. Gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme ndërsa 6 janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit u shëruan 24 qytetarë të tjerë, duke e çuar numrin total në 129,785 që nga fillimi i epidemisë. 

Tv Klan