Asnjë i infektuar me Covid pas dy dozave të vaksinës




Asnjë i infektuar me Covid pas dy dozave të vaksinës

16:29 10/06/2021

ISHP: Kemi patur disa raste sporadike infektimi pas dozës së parë

Numri i personave të infektuar me koronavirus ka ardhur në rënie nga dita në ditë. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se kjo rënie e shifrave është si pasojë e imunitetit të krijuar me anë të vaksinave dhe atij natyrore.

Nga të dhënat e deritanishme rezulton se vetëm një numër i vogël personash janë infektuar pas dozës së parë të vaksinës, ndërsa nuk ka asnjë rast pas marrjes së dy dozave.

“Është një numër i papërfillshëm në qindra mijëra të vaksinuar janë infektuar pas dozës së parë, por të cilët e kanë kaluar shumë lehtë sëmundjen dhe nuk kanë pas nevojë për shtrim në spital”.

Por ekspertët janë të mendimit se pavarësisht këtyre të dhënave, duhet bërë kujdes i vazhdueshëm pasi virusi është ende prezent.

“Kjo nuk do të thotë që të mos kemi kujdes, sidomos personat që përbëjnë grupet me risk të popullatës pavarësisht nëse janë të vaksinuar ose jo, pra duhet të shmangen grumbullimet dhe duhet të ruhet distanca”.

Që prej fillimit të procesit të vaksinimit në Janar deri më tani 320 mijë qytetarë kanë kryer të dyja dozat e vaksinës ndërsa mbi 176 mijë kanë marrë një dozë. Pfizer, AstraZeneca, Sputnik dhe Coronavac janë 4 vaksinat që Shqipëria po përdor për imunizimin e popullatës.

Tv Klan





Të ngjashme