Mjekët: Mesatarisht 7 të shtruar çdo ditë

Teksa shifrat e infektimeve me Covid kanë pësuar ulje, mestarsisht çdo ditë në spital paraqiten rreth 7 pacientë, nuk mungojnë edhe ata me prekje pulmonare.

Të shtruarit janë nga mosha 30 vjeç, por asnjë prej tyre nuk është i intubuar apo në terapi intesive.

“Janë nga 30 vjeç deri në moshën e tretë. Nuk ka të intubuar por janë me sëmundje bashkëshoqëruese, të pavaksinuar.”

Pacientët  të cilët paraqiten në spital në gjendje të rëndë shëndetësore po trajtohen edhe me oksigjeno-terapi . Mjekë rekomandojnë kryerjen e vaksinës antiCovid për të shmangur format e rënda të sëmundjes.

Tv Klan