Asnjë i shtruar në 24 orët e fundit tek “Shefqet Ndroqi”



Asnjë i shtruar në 24 orët e fundit tek “Shefqet Ndroqi”

15:43 14/05/2021

Ulet numri i të shtruarve edhe në spitalet e tjerë Covid

Për herë të parë pas 14 muajsh në sanatorium në 24 orët e fundit nuk është shtruar asnjë pacient me Covid-19.

Shtrimet edhe pse në numër të ulët janë drejtuar drejt spitalit Covid 1, atë infektiv. Fundjavën që shkoi edhe në spitalin infektiv nuk pati shtrime të pacientëve me Covid për afro dy ditë rradhazi. 

Sipas raportimeve të ministrisë së Shëndetësisë aktualisht në dy spitalet Covid në Tiranë, dhe ata rajonalë janë të shtruar 86 pacientë.

Tv Klan







Të ngjashme