20 të shtruar në spital, 6 në terapi intensive

Vetëm 10 raste janë rastet e reja me Covid-19 që u zbuluan në 24 orët e fundit në vendin tonë, ndërsa nuk ka asnjë humbje jete.

Tre raste ishin në Durrës, nga 2 në Shkodër e Gjirokastër, nga 1 rast në Tiranë, Berat e Malësi e Madhe. Këto pak të prekur dolën pas 2224  testimesh të kryera.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë me Covid-19, nga të cilët 6 janë në terapi intensive.

16 qytetarë u shëruan në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e tyre në 129,842 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet aktivë janë ulur në 164 ku më shumë janë në Shkodër.

Tv Klan