Klodian Luku: Nuk kam marrë asnjë ndihmë nga shteti

Partia Demokratike është ndalur sërish në Shijak, për të sjellë rastin e familjes Luku, e cila pasi ka jetuar për disa muaj në çadra, është detyruar të kthehet në shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti. Klodian Luku thotë se nuk ka marrë asnjë ndihmë financiare nga qeveria për të përballuar jetesën dhe për të rindërtuar shtëpinë.

“Kam ndenjur katër muaj me familjen, me vëllain 10 vetë atje, 7 këtu, 17. Kemi ndejtur, asnjë gjë s’kemi marrë, asnjë lloj përkrahje. 8 muaj as pension, as përkrahje, as ndihmë sociale asnjë lloj gjëje. Se ku do hamë, se ku do pimë, ja shihe në tokë, asnjë lloj gjëje. Asnjë lekë pasha Zotin, se është Zoti më vret. Asnjë lekë, po rrimë vetë!”

Klodiani tregon se vet është invalid dhe e ka të pamundur të punojë.

“Shih unë jam invalid kam marrë 15 vjet pension. Shih si jam copë-copë, nuk kam se është turp. Ku do shkoj unë? Për punë jam unë? Del ajo ministrja e shëndetësisë dhe thotë të dalin dhe të punojnë ndërtim. Ku do punoj unë ndërtim me këtë këmbë”.

Prej disa javësh selia blu vijon të sjellë raste të familjeve të prekura nga tërmeti e që sipas saj janë braktisur nga shteti.

Tv Klan