Mbyllet takimi mes përfaqësuesve të Vetëvendosje dhe LDK

Edhe takimi i një dite më parë mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës që zgjati rreth 2 orë, ka përfunduar pa marrëveshje.

Pas takimit nuk ka pasur deklarata për media. LDK nxori një njoftim të shkurtër ku thuhej se i kishte paraqitur Vetëvendosjes ofertën e saj për të bashkëqeverisur, por pa dhënë detaje rreth saj.

Ende nuk dihet nëse do të ketë takim tjetër. Ka përfunduar edhe afati i vendosur nga Presidenti për dorëzimin e emrit të Kryeministrit, por sipas konstitucionalistëve, ai nuk ka asnjë pasojë juridike.

Tv Klan