Asnjë marrëveshje mes Kurtit dhe Mustafës

Asnjë marrëveshje mes Kurtit dhe Mustafës

19:15 09/01/2020

Mbyllet takimi mes përfaqësuesve të Vetëvendosjes dhe LDK

Më pak se dy orë ka zgjatur takimit ndërmjet liderëve të LVV-së dhe LDK-së, të cilët as në ditën e tretë, me gjasë nuk arritën të merren vesh. Megjithëse në takimin e djeshëm, të dy subjektet shfaqën shenja optimiste, kjo gjë nuk ndodhi.

Pas takimit asnjëri nga liderët e këtyre dy partive politike nuk kanë folur për media. Madje as zëdhënësit e tyre nuk kanë njoftuar asgjë, duke lënë kështu mediat në mjegull.

Asnjë takim i ri nuk është caktuar, ndërkohë që nuk dihet se cili do të jetë epilogu i përpjekjes treditore. Ndërkohë ka kaluar tashmë po bëhen gati dy ditë që ka kaluar afati 48 orësh i caktuar nga Presidenti, që Lëvizja Vetëvendosje të dërgojë emrin e mandatarit.

Ndonëse burime nga zyra e Presidentit bëjnë me dije se ditëve në vazhdim nëse nuk ka marrëveshje, ai do të ndërmarrë veprimet e tij konform Kushtetutës, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani thotë se fituesi i zgjedhjeve është ai që e përcakton dinamikën e zgjedhjes së qeverisë, e jo Presidenti.

Kanë kaluar më shumë se tre muaj qëkur janë mbajtur zgjedhjet në Kosovë. LVV e LDK ende nuk kanë gjetur një formulë të përbashkët për bashkëqeverisje.

Tv Klan



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi