Baton Haxhiu: Asnjë parti politike nuk e ka në letër pavarësinë e Kosovës

Baton Haxhiu: Asnjë parti politike nuk e ka në letër pavarësinë e Kosovës

Autori: Blendi Fevziu

23:40 03/03/2002

“Situata politike në Kosovë është jashtëzakonisht e rëndë. Asnjë parti politike nuk e ka në letër pavarësinë” kështu është shprehur Baton Haxhiu vite më parë në një intervistë përballë gazetarit Blendi Fevziu në emisionin “Opinion”.

Sipas tij në atë kohë asnjë parti politike në Kosovë nuk kishte vizion, stabilitet politik dhe program të qartë. Ai argumentoi më tej duke thënë se situata në Kosovë ishte e rëndë për shkak të mungesës së ndërkombëtarëve.

“Situata politike në Kosovë është jashtëzakonisht e rëndë, nuk kemi përkrahje të ndërkombëtareve, por zhvendosje të vëmendjes nga çështja e Kosovës dhe orientim nga Serbia. Situata ka marrë rrjedhë tjetër sepse vetëm në dy javët e fundit ka pasur dy elementë politikë të disfavorshëm për Kosovën që janë pranimi i Jugosllavisë në OKB dhe në OSBE. Bashkimi Evropian po mundohet të ndihmojë Serbinë, por unë besoj se kushtet që duhet të plotësojë Serbia pas zgjedhjeve do të jenë dorëzimi i Millosheviçit në Hagë. Unë nuk e njoh aq shumë raportin në Serbi për arsye se ne kemi mungesë informacionesh, por edhe pa informacione nuk jemi. Unë besoj që procesi politik në Serbi, Kosovë dhe Mal të Zi do të orientohet në katër nivele. Niveli i parë do të jenë zgjedhjet në Serbi ku do të forcohet një forcë politike që do të hyjë në negociata me Malin e Zi për të ardhmen e këto dy shteteve. Niveli i dytë janë bisedat mes këtyre dy shteteve për të ardhmen kushtetuese. Niveli i tretë, i cili pritet pas zgjedhjeve në Kosovë do të jenë bisedat e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë për të filluar bisedimet jo për të zgjidhur problemin e statusit të Kosovës. Niveli i katërt janë të tre këto etnitete përballë varësisë ndërkombëtare. Unë besoj se kjo situatë do të derivojë në një konferencë jo të këndshme dhe të disfavorshme për Kosovën. Në Kosovë ende nuk ka parti politike që ka vizion, stabilitet politik dhe  që të dijë programin e saj afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë. Asnjë parti politike nuk e ka në letër pavarësinë e Kosovës. Unë mendoj se është mirë që ne të largohemi nga çfarëdolloj kontakti mes Koshtunicës dhe Rugovës sepse do të sillte një situatë jo të mirë në Kosovë”, u shpreh Haxhiu. / tvklan.al





Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Autori: Blendi Fevziu

23:40 03/03/2002




Grupi