38-vjeçari ishte proceduar në Itali për shitje narkotikësh

Ky është 38-vjeçari Edmir Begu, i njohur edhe me emrin Ilir Kuçi, i cili u ekzekutua mbrëmjen e së dielës në Durrës.

I riu sapo zbriti nga makina e tij, ku iu bë pritë dhe plumbat e kapur në kokë e gjoks, i shkaktuan vdekjen.

“Makina e autorëve erdhi nga kjo rrugë, më pas ata u larguan në drejtim të Niko Dovanës”.

Burime e Policia e Durrësit i thanë Televzionit Klan se po hetojnë ngjarjen në dy pista kryesore. E para lidhet me aktivitetin e Edmir Begut në Itali, ku rezulton i proceduar për shitje lëndësh narkotike.

Rezulton se 32-vjeçari ka udhëtuar shpesh drejt Italisë dhe policia dyshon se një mosmarrëveshje për pazarat e drogës mund të ketë sjellë përplasjen.

Pista e dytë, sipas hetuesve, mund të jetë një konflikt i krijuar kohët e fundit mes Edmir Begut me disa persona të tjerë, por policia thotë se po verifikon të dhënat.

Dyshohet se autorët ishin 3 persona. Ndërkohë 10 të shoqëruarit në policisë nuk e kanë ndihmuar grupin hetimor për identifikimin e vrasësve.

Tv Klan