Një tjetër roman i Jeffrey Archer vjen në shqip pas suksesit të sagës së Keinit dhe Abelit. Një nga dhjetë romancierët më të mirë të kohës tonë rrëfen mënyrën sesi fitohet paraja sot, por ai shkon edhe më tej duke treguar historitë e sakrificës që i duhet sipërmarrësit për të mbajtur milionshin e parë të dollarëve.

Henrik Metelski ishte një prej njerëzve që është gjithmone një hap para të tjerëve në kontrollin e parasë

Edhe pse një milionshi i parë i ligjshëm ishte grumbulluar mbas një milionëshit që kishte përfituar në rrugë jo të ligjshme, ajo që e bëri atë të ishte një hap përpara të tjerëve ishte fakti që ai arriti t’i mbante nën kontroll këto para.

https://youtu.be/i89joy0Eqjs?t=10s

Henrik ishte prej atyre njerëzve të rrallë, që diti t’i menaxhojë mirë të treja këto situata. Me botimin e romanit të tij të parë në vitin 1975, “Asnjë qindarkë më shumë, asnjë qindarkë më pak”, Jeffrey Archer vërtetoi se është një tregimtar i përsosur dhe me një dhunti për të rrëfyer që mund të përshkruhet si gjeniale. Ky libër së fundmi vjen në shqip me përkthimin cilësor të Mirela Milorit, duke sjellë kështu një rrëfim motivues mbi fitoren, sakrificën, mundin dhe arritjen. Për Mirela Milorin ky është libri i saj i tretë si përkthyese.

Ajo ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga zbuloi më tepër rreth këtij libri.

“Ky libër është një lojë e mendjes. Ka të bëjë me dy mendje gjeniale. Henrik Metelski, i cili është personazhi kryesor, vjen nga llumi i New York-ut, i mbetur jetim, por që arrin të bëhet milioner. Ai di të bëjë milionëshin e parë përmes mashtrimit, por është i aftë të ngrejë kompaninë e tij. Është libër shumë interesant dhe shumë konçiz”,

tha Milori.

/tvklan.al