Asnjë rast me koronavirus në Kosovë

Kosova është një nga vendet e pakta në Europë që nuk ka raste me koronavirus.

Tre të dyshuarit e fundit u janë nënshtruar në mbrëmje analizave, përgjigjet e të cilave priten të dalin nesër.

Megjithatë institucionet shëndetësore janë duke ndërmarrë te gjitha masat dhe kanë miratuar një plan të ri veprimi.

Qeveria ka akorduar 10 milionë Euro për parandalimin e virusit.

Tv Klan