Maqedoni e Veriut, vijon procesi i vaksinimit të bluzave te bardha

Grupi i parë prej 53 punonjësve shëndetësor nga Spitali Klinik i Tetovës, të shtunën kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid. Sipas planit kombëtar për imunizim të parët janë injektuar ata që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me pacientët me Covid-19. Megjithatë, një pjesë e vogël e personelit mjekësor, kanë refuzuar të vaksinohen, për shkak se janë skeptikë ndaj vaksinës,

“Prej ditës së Shtunë filluam ne, kemi rreth 53 të punësuar që janë vaksinuar, ka edhe disa që i shmangen vaksinimit si skeptik, por edhe ato do të vaksinohen”.

Doktor juve a jeni vaksinuar?

“Po, të Shtunën pas tre jave e marim dhe dozën e dytë”.

Në Tetovë ende nuk është identifikuar ndonjë pacient me mutacionin britanik të Covid-19 deklaron Nuredini. Sipas tij, ky virus është më kontaminues dhe zakonisht paraqitet me simptoma gastrointensinale si diarre dhe të vjella.

“Nëse ka ndonjë lloj të ri sigurisht se biologët molekularë që janë në Shkup, menjëherë na informojnë, por deri tani nuk ka ndonjë informatë se ka një lloj të ri”.

Ndryshe, deri më tani përmes ueb-faqes “Vaksinimi.mk” mbi 60 mijë janë paraqitur për t’u vaksinuar kundër Covid-19, ndërsa përmes mjekut amë, janë paraqitur edhe rreth 30 mijë të tjerë. 

Klan News