PD: Qeveria nuk jep informacione për procesin mësimor

Ndërkohë që mijëra familje nuk kanë asnjë informacion se si fëmijët e tyre do të nisin procesin mësimor, ish-deputeti Luçiano Boçi ka akuzuar qeverinë se nuk ka një strategji se si do të gjendet zgjidhja për të filluar mësimin për vitin e ri shkollor.

“Asnjë prind nuk di se çfarë do bëhet me shkollën. Askush nuk e di nëse do hapen shkollat. Pasi nuk kanë asnjë plan. Askush s’do t’ja dijë se çfarë ndodh me nxënësit, prindërit dhe mësuesit. 640 mijë nxënës dhe student presin lajmin e nisjes së fillimit shkollor dhe akademik. Çfarë po bëhet për mësimin online? Se ai bën në karantinë është i djegur”, tha Boçi.

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama se nuk po investon për arsimin.

“Ministria e Arsimit nuk ka publikuar asnjë strategji për  mësimin paraunviersitar dhe universitar”.

Ditën e premte prindërve u është shpërndarë një pyetësor, që ata të japin mendimin e tyre për mënyrën e nisjes së procesit mësimor. Ministria e Arsimit ka përcaktuar katër mënyra për startimin e mësimit.

Fillimi i procesit mësimor normalisht, shkollat të fillojnë me grupe të vogla nxënësish, shkollat të fillojnë procesin mësimor me mësim të kombinuar në klasë dhe online.

Dhe alternative e katër është ajo që i tremben të gjithë prindërit, fillimi i mësimit vetëm online. Pak ditë më parë Klan Plus pyeti disa prindër dhe të gjithë njëzëri ishin që mësimi të rifillojë normalisht duke respektuar kushtet higjieno-sanitare.

Klan Plus