
Asnjë vatër e re me gripin e shpendëve në Shqipëri
Ministria e Bujqësisë: Vijojnë kontrollet tek shpendët e oborrit dhe stabilimentet
Në Shqipëri nuk ka vatra të reja me gripin e shpendëve. Sipas Ministrisë së Bujqësisë, gjatë monitorimit të shpendëve të oborreve dhe stabilimenteve, në Shqipëri nuk është evidentuar asnjë vatër e re me influencën aviare.
Ermira Gjeci: Në 24 orët e fundit. Nuk kemi asnjë rast të ri të konfirmuar. Nuk kemi vatra të reja infeksioni. Nuk kemi asnjë stabiliment me drejtim prodhim për mish të infektuar.
Specialistët e veterinarisë së Vlorës, pas konfirmimit të pranisë së virusit në fshatin Aliban, kanë asgjësuar gjatë kësaj të marte 25 shpendë me qëllim frenimin e përhapjes së tij edhe te shpendët e tjera.
Në Shqipëri, që prej 19 Marsit rezultojnë vetëm 6 vatra me gripin e shpendëve. Vatrat e infektuara me influencën aviare janë në Divjakë, Devoll, Korçë, Durrës, Dibër dhe Vlorë.
Tv Klan