7 qytetarë rezultojnë të infektuar me Covid-19 brenda 24 orëve në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nuk ka asnjë humbje jete ndërsa 2 persona janë shëruar. Janë kryer 208 testime, nga të cilët 7 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë: 5 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Krujë, Vlorë. Janë 117 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po merr trajtim 1 pacient. Numri i të shëruarve që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 329,564./tvklan.al