Rastet me koronavirus kanë pësuar një ulje falë vaksinimit të popullatës

Për herë të parë në më shumë se një vit Japonia nuk ka regjistruar asnjë humbje jete nga koronavirusi.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë hera e fundit që vendi nuk raportoi viktima nga koronavirusi ishte më 2 Gusht të vitit të kaluar.

Rastet dhe vdekjet nga Covid-19 kanë rënë në mënyrë drastike në të gjithë Japoninë pasi është vaksinuar më shumë se 70% e popullsisë.

Për të përballuar një valë të mundshme këtë dimër, qeveria po planifikon të ofrojë vaksina përforcuese gjatë muajit të ardhshëm.

Infeksionet e reja ditore arritën kulmin në më shumë se 25,000 gjatë Gushtit për shkak të variantit Delta.

Gjatë gjithë pandemisë Japonia ka regjistruar rreth 18 000 humbje jete.

Klan News