India thellon në mbi 346 mijë rekordin global të infektimeve ditore

Izraeli shënon një tjetër arritje në betejën me koronavirusin. Për të parën herë në 10 muaj, nuk regjistrohet asnjë vdekje ditore dhe kjo ka ndodhur në 24-orëshin e fundit. Numri i viktimave ditët e fundit ka rënë në nivele minimale.

Sipas ekspertëve, ky është një tjetër tregues i suksesit të procesit të vaksinimit masiv. Shifrat tregojnë se 53% e popullsisë ka marrë të dyja dozat e vaksinës anti-Covid. Ky nivel është më i lartë tek moshat madhore, 80% e të cilëve janë vaksinuar plotësisht. Në nivele të ulta janë edhe infektimet ditore.

Në nivelet më të ulta janë infektimet ditore dhe në Britaninë e Madhe, një tjetër vend që po korr sukses në luftën kundër koronavirusit, ku vaksinimi masiv ka arritur në nivele të larta.

Situata vazhdon të jetë e qëndrueshme në pjesën tjetër të Europës, ku Franca vijon të ketë shifrat më të larta ditore. Kriza në pavionet e terapisë intensive vijon edhe në Greqi, ku në rastet e infektimeve vazhdojnë të jenë në nivele të larta.

Shqetësuese është gjendja në Indi, ku vijon të thellohet rekordi negativ botëror i infektimeve ditore me më shumë se 346 mijë rastesh të reja dhe ky sistemi spitalor është në kolaps.

Tv Klan