Hoti: E kemi ndryshuar njëherë Kushtetutën



Hoti: E kemi ndryshuar njëherë Kushtetutën

17:40 21/10/2020

“Negociatat me Serbinë vetëm për njohje”

Një takim i Kosovës dhe Serbisë në nivel liderësh në Bruksel u anulua muajin e kaluar, ndërsa ende nuk është në horizont një takim i dytë. Ndonëse shihet si kusht nga Serbia çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, madje për këtë kohëve të fundit ka pasur përkrahje të madhe të BE-së, kryeministri Avdullah Hoti pret që dialogu të mos bllokohet për shkak të kësaj çështjeje.

“Kushtetuta është prekur më 2013, kur është ratifikuar kjo marrëveshje (v.j. për Asociacionin). Është marrëveshje ndërkombëtare që është ratifikuar me 2/3 (e votave të deputetëve të Kosovës)”, tha Hoti.

Ka thënë se asnjë marrëveshje për të cilën arrihet pajtueshmëri me Serbinë nuk do të zbatohet pa arritjen e marrëveshjes finale. Kryeministri ka kritikuar qeverisjen e mëparshme të udhëhequr nga Albin Kurti.

Hoti ka folur gjatë edhe për shkarkimet e fundit në Polici, Dogana e ATK, ndërsa për aksionet e fundit ka thënë se janë vetëm fillimi. Ai beson se do të udhëheqë me qeverinë deri në fund të mandatit.

Tv Klan




Të ngjashme