Vrojtohet për herë të parë një asteroid që orbiton shumë pranë Diellit. Ka një orbitë ndryshe nga të tjerët dhe është trupi qiellor që i është afruar më shumë yllit tonë i zbuluar ndonjëherë. Madje trajektorja e tij është shumë më afër në krahasim me atë të Afërditës, që është edhe planeti i 2 i sistemit tonë.

Është quajtur 2019 AQ3 dhe sipas përllogaritjeve të astronomëve i duhen vetëm 165 ditë për të përmbushur një rrotullim rreth diellit, ndërsa Afërditës i duhen 225 ditë. Por ende nuk ka informacione të sakta për përmasat e tij, që shkencëtarët aludojnë se mund të jenë përreth 1.6 km diametër.

Sipas ekspertëve të Institutit Teknologjik të Kalifornisë ky asteroid nuk përbën kërcënim për planetin tonë.

Klan Plus