Rreziku që asteroidët vdekjeprurës mund të kërcënojnë planetin tonë është real, të paktën sipas “Asteroid Day” (Dita e Asteroidit), një organizatë që shpreson të parandalojë një katastrofë në të ardhmen.

Shkencëtarë nga e gjithë bota, ditën e sotme marrin pjesë në eventin e kësaj organizate me të njëjtin emër. 30 Qershori shënon përvjetorin e eventit të njohur si Tunguska, impakti më i madh i asteroidëve i dëshmuar ndonjëherë më parë.

Në 1908 –ën, një asteroid i fuqishëm goditi lumin Podkamennaya Tunguska në një pyll siberian në Rusi.

Përplasja e asteroidit ishte kaq e fortë sa edhe ata që ishin më shumë se 40 milje larg u rrëzuan përtokë nga forca e impaktit ndërsa dëmet ishin të pallogaritshme, duke iu referuar të dhënave të NASA –s.

Shkencëtarët më në zë, të tillë si Neil deGrass Tyson, Stephen Hawking dhe Richard Dawkins e kanë mbështetur në të shkuarën eventin “Asteroid Day”, që ka për qëllim të ndërgjegjësojë njerëzit mbi rrezikun e asteroidëve vdekjeprurës që mund të godasin Tokën.

Gjatë ditës së sotme, nëpër gjithë botën mbahen bisedime, seminarë dhe filma mbi asteroidët.

aste

Duke folur për CNN, bashkë themeluesi i  “Asteroid Day”, Grigorij Richters tha se organizata që drejton ka mbështetjen e disa agjencive hapësinore, duke nisur që nga NASA.

Sipas tij, më shumë se 1 milionë asteroidë kanë potencialin për të goditur Tokën dhe pavarësisht zhvillimit të teknologjisë, shkencëtarët kanë mundur të zbulojnë vetën 1 përqind të këtyre gurëve hapësinor.

Por sa gjasa ka që një asteroid të godasë Tokën në një të ardhme të afërt?

Kjo është një pyetje që NASA po përpiqet t’i japë përgjigje duke monitoruar rrezikun e objekteve që ndodhen pranë Tokës, falë projektit të quajtur “Near – Earth Object”.

Që prej 2013 – ës, agjencia hapësinore ka identifikuar 72 objekte të reja pranë Tokës. Ndër to, 8 janë të klasifikuara si potencialisht të rrezikshme për planetin tonë, që një ditë mund t’i afrohen apo të godasin Tokën. /tvklan.al

Burimi:CNN