Asteroidi gjigand i drejtohet Tokës – TV KLAN

Asteroidi gjigand i drejtohet Tokës

Një asteroid gjigand i është drejtuar Tokës, thotë NASA. Meteori i quajtur “2013 MD8” do të kalojë fare pranë planetit tonë pasditen e së martës me një shpejtësi afërsisht 49 mijë km/h.

Sipas NASA, asteroidi do të kalojë 3 milionë milje larg Tokës, megjithatë shkencëtarët po e ndjekin rregullisht trajektoren e tij pasi e konsiderojnë të afërt distancën ku do të kalojë trupi qiellor. Ky meteor ka një madhësi sa Big Ben apo sa Statuja e Lirisë.

“NASA është e bindur se nuk ka asnjë asteroid në trajektore për të goditur Tokën, kështu që probaliteti për një përplasje të madhe është shumë i vogël. Në fakt, themi me siguri se asnjë objekt i madh nuk ka gjasa që të godasë Tokën në qindra vitet e ardhshme”, thuhet në një deklaratë të NASA.

Agjencia hapësinore siguron se asteroidi që do të kalojë ditën e nesërme pranë Tokës nuk do të përbëjë asnjë rrezik për planetin tonë. /tvklan.al

Kategori
KurioziteteTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*

Emisione