Një nga asteroidët më të mëdhenj të sistemit tonë diellor i është afruar Tokës saqë gjatë natës mund të shihet me sy të lirë. “Daily Mail” shkruan se asteroidi i njohur si “Vesta” është tepër i madh dhe i shndritshëm, pavarësisht se është 106 milionë kilometra larg. Asteroidi është i dukshëm në të dy hemisferat, në atë Veriore dhe në atë Jugore.

Megjithatë nuk ka nevojë për panik. NASA thotë se ky trup qiellor nuk do të afrohet më me Tokën dhe nuk ka shanse që të godasë planetin tonë.

Asteroidi që është më shumë se 800 kilometra katrorë, do të jetë akoma më i dukshëm mbrëmjen e 16 Korrikut, thonë shkencëtarët. Nga Toka, planeti që është sa katërfishi i madhësisë së Mbretërisë së Bashkuar, do të shfaqet në qiell si një pikë e zbehtë ngjyrë e verdhë. Për shkak të madhësisë, do të reflektojë dritë më shumë edhe se Hëna.

/tvklan.al