Një asteroid misterioz ka hyrë në sistemin tonë diellor. Objekti është pagëzuar me emrin “Oumuamua” dhe studiuesit e fenomeneve hapësinore e kanë vënë nën mbikëqyrje prej disa javësh. Trupi qiellor ka një gjatësi 400 metra e gjerësi 40 metra. Shkencëtarët e agjencisë hapësinore amerikane NASA, e kanë krahasuar me formën e një cigareje gjigante.

Paul Chodas, Shkencëtari Nasa-s: 

“Ky objekt është thjeshtë një pjesë nga një tjetër sistem diellor që është shkëputur dhe po udhëton në hapsirë prej qindra miliona ose miliarda vite”.

Ky është i pari asteroid ndëryjor që viziton sistemin tonë diellor. Objektin po e mbikqyr mes shumë instrumenteve të NASA-s edhe një nga teleskopët më të mëdhenj në botë, Green Bank në Virxhinian Perëndimore.

Lindley Johnson, Shkencëtar i Nasa-s: 

“Po përpiqemi të përdorim asetet e NASA-s si teleskopi Habëll, për ta mbikëqyrur dhe për të mësuar më shumë për madhësinë dhe përbërjen”.

Shkencëtarët duan të dinë nëse ky trup qiellor mbart me vete materiale organike, mbase edhe sinjale radioje në përpjekje për të mësuar më shumë mbi ekzistencën e formave të ndryshme të jetës në hapësirë. Aktualisht objekti lëviz në një distancë 85 më të madhe se largësia tokë – hënë.

Tv Klan