Një asteroid me përmasat e “Statujës së Lirisë” do të kalojë sot pranë Tokës në një distancë 120 mijë kilometra, që është pothuajse sa gjysma e distancës deri në hënë.

Ky do të jetë objekti më i afërt që i kalon planetit tonë për 300 vitet e ardhshme. Shkencëtarët thonë se asteroidi i quajtur 2010 WC9 është 130 metra i gjatë, më i madh se sa një fushë futbolli. Ai nuk përbën kërcënim për Tokën dhe nuk ka vend për t’u alarmuar. Sipas shkencëtarëve, ky asteroid nuk do të jetë i dukshëm me sy të lirë, por mund të vërehet vetëm me teleskop.

Trupi qiellor do të kalojë në një distancë të sigurt nga Toka. Asteroidi u zbulua gjatë këtij muaji, pasi kishte “humbur” rreth 8 vite më parë. Për herë të parë u zbulua në vitin 2010 dhe u gjurmua deri sa humbi në hapësirë në një distancë shumë të largët.

Ky trup shkëmbor është më i madh edhe se meteori Chelyabinsk, që shkatërroi dritaret e banesave në disa qytete ruse kur hyri në atmosferën e Tokës në vitin 2013. Megjithatë, shkencëtarët thonë se në këtë rast nuk duhet të ketë asnjë shqetësim të tillë.

/tvklan.al