Një studim i ri ka zbuluar se gjarpërinjtë evoluan nga një grusht specie që i mbijetuan ndikimit të asteroidi katastrofik që zhduki dinosaurët kur goditi Tokën.

Shkencëtarët thonë se gjarpërinjtë arritën të jetojnë përmes ngjarjes post-apokaliptike dhe ishin në gjendje të evoluojnë në 3000 ose më shumë specie të njohura sot.

Asteroidi u përplas në Tokë 66 milion vjet më parë në Meksikë, i cili bëri që dinosaurët të zhdukeshin.

Sipas shkencëtarëve, një pjesë e vogël e gjarpërinjve ishin në gjendje të shmangnin zhdukjen masive duke u fshehur nën tokë dhe duke qëndruar për periudha të gjata pa ushqim.

Asteroidi katastrofik shkaktoi tërmete, cuname dhe zjarre, të ndjekura nga një dekadë errësire pasi dielli u bllokua nga retë e hirit.

Është vlerësuar se 76% e jetës së bimëve dhe kafshëve ishte zhdukur, por gjarpërinjtë së bashku me disa gjitarë, përfshirë bretkosat, peshqit dhe zogjtë mbijetuan.

Studiuesit në Universitetin e Bath thonë se nëse goditja e asteroidit nuk do të ndodhte, speciet ndoshta nuk do të ishin të njëjta me ato që ne i njohim sot.

“Gjarpërinjtë janë në gjendje të mbijetojnë dhe të lulëzojnë, dhe ata janë në gjendje të kolonizojnë kontinente të reja dhe të ndërveprojnë me mjedisin e tyre në mënyra të reja. Ka të ngjarë që pa këtë goditje asteroidi, ata nuk do të ishin aty ku janë sot”,  tha studiuesja kryesore Dr Catherine Klein, raporton BBC.

Hulumtimi, i botuar në Nature Communications, tregon se të gjithë gjarpërinjtë e gjallë gjurmojnë tek speciet që i mbijetuan ndikimit të asteroidit shkatërrues miliona vjet më parë.

Llojet evoluan së pari në Azi dhe pas suksesit të tyre, tani mund të gjenden në çdo kontinent përveç Antarktidës. /tvklan.al