Prodhuesi i makinave Aston Martin ka gati planin për rikthimin në treg, pas humbjeve që pësoi në vitin 2021. Kompania në një deklaratë ka treguar planet për vitin 2021, ku synon rritjen e shitjeve të makinave.

Aston Martin në vitin e shkuar arriti në shifra rekord të humbjeve, rreth 600 milionë Dollarë, pasi shitjet ranë me 42%. Gjithashtu një goditje mori dhe nga mbyllja e dyqaneve dhe fabrikave për shkak në COVID-19.

Tashmë në vitin 2021 synohet hapja e fabrikave dhe rikthimi ne punë i të gjithë punëtorëve, por gjithashtu kërkohet dhe rritja e shitjeve të automjeteve.

E njohur si prodhuesi i makinave të James Bond, kompania ka nisur krizën që në vitin 2018. Tashmë Aston Martin drejtohet nga Lawrence Stroll, i cili ka kërkuar investime të reja.

Unë jam jashtëzakonisht i kënaqur me progresin e deritanishëm, pavarësisht kushteve në këto kohë më sfiduese”, është shprehur shefi ekzekutiv i Aston Martin.

Kompania gjithashtu është shprehur se  kërkesa për automjetet e saj sportive është rritur dhe viti 2021 parashikohet që të jetë i mirë./tvklan.al