Vendimi pas vdekjes së një vajzë të re

Autoritetet italiane vendosin që të përdorin vaksinën Astra Zeneka vetëm për ata që janë mbi 60 vjeç. Vendimi erdhi pasi një 18-vjeçare ndërroi jetë në spitalin San Martino në Xhenova, për shkak të një hemorragjie cerebrale e shkaktuar nga tromboza pas marrjes së dozës së parë të kësaj vaksine.

Për të gjithë ata që kanë marrë dozën e parë të Astra Zeneka, doza e dytë do tu jepet Pfizer ose Moderna. Edhe pse rastet e fataliteteve nga Astra Zeneka kanë qenë të ulëta, Komiteti Teknik Shkencor Italian vendosi që të shmangë problemet në të ardhmen pasi llogaritet që janë mbi 7.4 milionë italiane mbi 60 vjeç që duhet të marrin këtë vaksinë.

Komiteti i Sigurisë së Agjencisë Europiane të Barnave ka sugjeruar që vaksina Anstra Zeneka të mos shpërndahet te personat me probleme të gjakut. Kjo pasi janë vënë re probleme në enët e vogla të gjakut pas marrjes së vaksinës si ënjtje kryesisht në duar dhe këmbë, presion të ulët, trashje e gjakut dhe nivele të ulëta të albuminës.

Ekspertët e Agjencisë Europiane të Barnave EMA thonë se rastet e trombozave nga injektimi i Astra Zeneca janë të njohura, por janë jashtëzakonisht të pakta krahasuar me efektet pozitive që ka vaksina në imunizimin anti-COVID.

Tv Klan