Ish-kryeministri britanik Tony Blair i quajti të gjithë ata që nuk janë vaksinuar ende kundër Covid dhe nuk kanë asnjë arsye shëndetësore për të mos e bërë një gjë të tillë, idiotë.

Duke folur për Times Radio, Blair tha se ata që zgjedhin për të mos e bërë vaksinën duhen joshur që ta bëjnë, nuk duhen detyruar.

“Mund të kenë të gjitha arsyet e mundshme, por sinqerisht, duke lënë mënjanë interesin publik, duhet të vaksinohen për veten e tyre”.

Ai tha po ashtu se vendimi për të vaksinuar fëmijët nën 12 vjeç duhet të ishte marrë prej kohësh, ndërsa shtoi: “Nuk e di për çfarë po presim ende”.

Blair thotë se e mbështet vendimin e qeverisë për të mos vendosur masa të tjera shtrënguese përpara Krishtlindjes, por e përshkruan këtë vendim si tejet të vështirë./tvklan.al