Juventus, fituesi i Kupës së Italisë në 4 vitet e fundit, është eliminuar në çerekfinalet e këtij sezoni nga Atalanta. Ekipi bergamask triumfoi me rezultatin 3-0 në takimin e luajtur të mërkurën. Në fushë ishin edhe Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti. Për këtë të fundit mediat italiane vlerësuan përballjen e tij me Cristiano Ronaldo.

“Zhvilluam një ndeshje të madhe ndaj ekipit më të mirë në Itali. Mësuam nga gabimet që bëmë ndaj Roma dhe donim të ndryshonim. Sulmojmë të gjithë, mbrojmë të gjithë”,

tha Gjimshiti

.

Atalanta tregoi se Juventus mund të thyhet. Në gjysmëfinale bergamaskët do të luajnë me Fiorentina. Ekipi toskan mundi thellë 7-1 Roma. Kryeqytetasit u poshtëruan pasi pësuan humbjen më të thellë në 12 vitet e fundit. Te Fiorentina spikatën të rinjtë Chiesa dhe Simeone.

Tv Klan